I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ekstradohet drejt Spanjës 23-vjeçari shqiptar! Ja urdhri nga gjykata e Vilanovës

109
Sigal

Një 23-vjeçar me iniciale R.T. është ekstraduar ditën e sotme drejt Spanjës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për dy vepra penale që lidhen me trafikun e drogës.

Policia bën me dije se R. T., u vu në pranga në qershor të këtij viti nga Policia e Fierit.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll”, thuhet në njoftimi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet drejt Spanjës, 23-vjeçari i kërkuar për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.

23 vjeçari është kapur më 06.05.2022, nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës, i shtetasit:

– R. T., 23 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.

Shtetasi R. T., u vu në pranga në 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”, zhvilluar nga Policia e Fierit.