Divjakë, plagoset me thikë kuzhine i riu; arrestohet autori

436
Sigal

Plagosi me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 22-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në Ferras të Divjakës. Burimet bëjnë me dije se Anxhelian Sene është konfliktuar me shtetasin E.Ç, 23 vjeç për motive të dobëta. Gjatë konfliktit dy të rinjtë janë përleshur fizikisht dhe Sene e ka goditur me thikën e kuzhinës, duke i shkaktuar plagë serioze në trup. I plagosuri ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e personelit mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.