825 milionë për bileta avioni dhe kolltuqe

628
Janë dy drejtues të rinj institucionesh, që nuk e kanë nisur detyrën e tyre të re me zbatimin e platformës së programit që kanë garuar e janë shpallur fitues, por me plotësim “shqetësimesh” qejfi e luksi për kushte pune personale. ata u mandatuan e u votuan, mbasi deklaruan se do të reformojnë institucionet e degraduar RTVSH e Universiteti Politeknik që janë zhytur në korrupsion e mediokritet prej ish-drejtuesve që ata zëvendësuan. Por duket, se edhe këta paskan mendjen e atyre që ikën, duke e nisur detyrën nga shpenzimet për gjëra që vijnë “erë lekë”. Njëri quhet Thoma Gëllçi dhe është mandatuar nga Parlamenti Shqiptar, në postin si Drejtor i Përgjithshëm i Radio-Televizionit Shqiptar. Ndërsa tjetri quhet Andrea Maliqari dhe është mandatuar me votim me zgjedhje nga profesorë e studentë, në postin si Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, ende jo rektor, mbasi nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës. Ajo që i bashkon e përngjason Gëllçin e Maliqarin si “profil” drejtuesish të rinj, përveç faktit që që paguhen nga taksa shqiptarësh e taksa studentësh, janë dy tenderë të shpallur prej tyre në të njëjtin “Buletin të Prokurimeve Publike” për blerje shërbimesh e sendesh qejfi dhe luksi, ende pa i “ngrohur mirë kolltukët”, madje njeri ende pa u dekretuar si drejtues! Ai që është vendosur për të sjell cilësi, profesionalizëm e luftë kundër korrupsionit në RTVSH, bën tender për bileta avioni, ndërsa ai që është votuar për të sjell cilësi mësimore universitare, stafe kualitative, programe zhvilluese moderne mësimore e luftë kundër korrupsionit në Universitetin Politeknik të Tiranës, bën tender për luks zyrash. Po flasim me fakte…
——————————————————
Gëllçi i RTSH, tender 372 milionë lekë për të fluturuar me bileta avioni kur të dojë ai
Ja njoftimi zyrtar, publikuar në “Buletini i prokurimeve Publike” Nr. 19 datë 16 Maj 2016: 
Autoriteti kontraktor: RadioTelevizioni Shqiptar 
Objekti i prokurimit: “Blerje biletë ajrore për shërbim jashtë vendit”, shoqëruar me siguracionin e udhëtimit 
Fondi limit total për 24 muaj: 30, 466, 666, 66 pikë(tridhjetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë pa 20% TVSH, me fonde nga buxheti i RTSH. 
Afati i lëvrimit të mallit: sipas nevojave të Autoritetit Kontraktor. 
Data e zhvillimit të tenderit: 30.05.2016, ora 10.00, në ambientet e RTSH. 
Afati i fundit për pranimin e dokumenteve: Data: 30. 05. 2016, ora 10.00. 
—————————————-
Maliqari i Politeknikut, ende i pa dekretuar si rektor, tender 452 milionë lekë për luks zyrash 
Ja njoftimi zyrtar, publikuar në “Buletini i prokurimeve Publike” Nr. 19 datë 16 Maj 2016:
Autoriteti kontraktor: Universiteti Politeknik i Tiranës 
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Blerje Orendi dhe Paisje Zyre për nevoja të Njësive të Universitetit Politeknik të Tiranës. 
Fondi limit: 37,679,333 (tridhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë (pa 20% TVSH) 
Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 60 ditë pas datës së lidhjes së kontratës 
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 01. 06. 2016, ora: 10: 00. 
Sigal