21 vjeçarja që filmoi Shukriun: FRESSH më hapi adresë false në Facebook

446
Anisa.A vajza që filmoi Shukri Xhelilin, dyshon se adresat false që i janë hapur në Facebook, kanë si autorë të rinjtë e FRESSH. Në një kallëzim të datës 14 maj, dy ditë pas publikimit të videove, në Prokurorinë e Peshkopisë, Anisa A. tregon se disa persona, që ajo dyshon se janë anëtarë të Forumit Rinor Socialist, i kanë hapur një adresë false në “Facebook” Qëllimi i tyre sipas Anisës është denigrimi i saj. Ajo thotë se profilin e saj zyrtar në rrjetin social, e ka mbyllur.
Më poshtë një pjesë e padisë së Anisa A., dorëzuar në Prokurorinë e Peshkopisë.

 Quhem Anisa A., 21 vjeçe, me kombësi e shtetësi shqiptare. Me arsim të mesëm dhe profesion magaziniere tek Qendra Kulturore e Bashkisë Peshkopi. Jam beqare dhe me banim në Peshkopi, lagjja “Kamen”. E padënuar më parë. Arsyeja përse kam ardhur për të kallëzuar, ka të bëjë me faktin se para dy ditësh (datë 12 maj 2016), unë kam denoncuar publikisht një rast abuzimi ku subjekt i kallëzimit tim është ish-kryetari i Bashkisë së Peshkopisë. Për shkak të kësaj situate kam qenë e detyruar të qëndroj e mbyllur në shtëpi, pasi gjatë këtyre ditëve kam pasur presione nga persona të panjohur. Kjo situatë presioni ka ndodhur edhe në rrjetin social “Facebook”, të cilin unë e frekuentoj…
Sigal