Hetimi i FBI-së: Agjentët iranianë shesin të dhënat e shqiptarëve në treg

 

Hakerat iranianë kanë nxjerrë në shitje të dhënat e qytetarëve shqiptarëve në treg, duke shkaktuar probleme serioze me sigurinë. FBI hetoi dhe siguroi prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të dhënat e pasaportave, kartave të identitetit, numrat e telefonave dhe dhe adresat e banimit së bashku me identitetet e shqiptarëve qarkullojnë në “tregun e zi”.

Në fund të shkurtit 2025, llogaria në Telegram me emrin “Homeland Justice” mori një mesazh të shkurtër nga një blerës i interesuar për të dhëna të vjedhura. Nga ana tjetër e ekranit ishte në fakt një agjent i FBI-së që vepronte nën mbulim dhe po hetonte tregtinë e databazave të hakeruara nga sistemet digjitale shqiptare.Në bisedën që pasoi, administratori i profilit pretendoi se kishte në dispozicion databaza që përfshinin të dhëna nga sistemi e-Albania dhe regjistrat e kartave të identitetit, së bashku me informacione të tjera të ndjeshme. Ai i ofroi këto të dhëna për shitje kundrejt pagesës në kriptomonedhë.Sipas një padie federale të depozituar në Gjykatën e Maryland në SHBA, më 4 mars 2025 hakerët i shitën agjentit të FBI-së një databazë që përmbante numra identifikimi kombëtarë, emra, data lindjeje, adresa dhe informacione të tjera personale të shtetasve shqiptarë.“Ky informacion ekspozoi të dhënat e identifikueshme sensitive të qytetarëve shqiptarë, të cilat mund të përdoren për të vjedhur identitetin”, thuhet në dokumentin e gjykatës.

Të kontaktuar nga BIRN lidhur me një kërkesë për koment mbi deklaratat e publikuara në padinë e Gjykatës së Maryland, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.Grupi Homeland Justice është lidhur nga autoritetet amerikane dhe kompania Microsoft me aktorë kibernetikë me origjinë iraniane dhe është bërë i njohur për një seri sulmesh ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë në vitin 2022, të cilat çuan në publikimin e databazave që përmbanin të dhëna të institucioneve shtetërore, zyrtarëve dhe qytetarëve.Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se rrjedhja e këtyre të dhënave krijon rreziqe afatgjata për qytetarët.“Le ta themi troç, ka patur dështim në parandalim. Sulmet nuk bien nga qielli, ato godasin aty ku ka dobësi të njohura prej kohësh,” tha Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë kibernetike.Sipas tij, të dhënat e publikuara në tregjet ilegale mund të përdoren për vjedhje identiteti, mashtrime financiare, hapje llogarish të rreme apo edhe shantazh ndaj qytetarëve.“Kur të dhënat dalin në treg, ato nuk zhduken më, por ripërdoren vazhdimisht,” tha ai.

Sigal

Dokumenti publik i Gjykatës së Maryland, i cili kërkon sekuestrimin dhe fshirjen e “domain-eve” të grupeve hakeruese, hamendëson më tej se, sipas burimeve të caktuara të sigurisë kibernetike, grupi i hakerëve Homeland Justice është pjesë e të njëjtit konspiracion me grupet Handala Hack dhe Karma Beloë.Sipas padisë në fjalë, këto grupe kontrollohen nga të njëjtët individë që janë pjesë e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

Megjithatë, ekspertë të IT nga Shqipëria janë skeptikë lidhur me origjinën e vërtetë të Homeland Justice apo lidhjen e tyre me Iranin.Erion Demiri, ekspert i IT-së, tha ai nuk beson se Homeland Justice janë vërtet iranianë apo se kanë lidhje me grupe ndërkombëtare të hakerëve si Handala Hack.“Unë, në parim, nuk jam i mendimit që ai grupim është iranian dhe nuk e di pse kjo e FBI-së është si një lloj përgjigjeje ndaj kësaj,” tha Demiri.“Unë vazhdoj të jem i bindur se Handala Hack është një grup i njohur hakerimi që nuk ka lidhje me Homeland Justice, i cili është një ‘grup’ që merret vetëm me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë historik për ndonjë aktivitet tjetër,” vijoi Demiri mbi dyshimet e tij.Demiri shtoi se, pavarësisht origjinës së sulmeve apo vërtetësisë së lidhjes me Iranin, problematikat e sigurisë kibernetike të të dhënave të shtetit shqiptar mbeten reale.“Inventarizimi i dëmit të sulmeve nuk është bërë,” tha Demiri. Edhe eksperti Semanaj shtoi se, pavarësisht se të dhënat kanë vite që janë ekspozuar, masat duhet të vazhdojnë të merren edhe aktualisht.