Av. Kujtim Cakrani : Shqipëria nuk është demokraci funksionale. Të hënën nis ccështja e DIA-s, dhe si ju falën 479 mln euro CEZ-it

Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se Shqipëria nuk funksionon si një shtet normal demokratik, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Rama për përqendrim të pushtetit dhe shpërfillje të institucioneve.

Sipas Cakranit, çdo përpjekje për të ushtruar kontroll institucional mbi qeverinë është e destinuar të dështojë, pasi vendimmarrja reale, është e centralizuar te një individ i vetëm.

NOA

Ai vuri në pikëpyetje efektivitetin e thirrjes së ministrave në raportim parlamentar, duke argumentuar se në praktikë nuk ekziston ndarje reale e pushteteve.

Avokati theksoi se situata politike në vend është më e rëndë sesa paraqitet publikisht, ku opozita është e goditur dhe se klima demokratike është e deformuar. Në këtë kontekst, ai ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si “arrogancë të qeverisjes” dhe mungesë totale llogaridhënieje.

Cakrani shkoi më tej, duke e krahasuar Shqipërinë me modele që nuk përmbushin standardet demokratike, dhe iu referua vlerësimeve ndërkombëtare si ato të Varieties of Democracy Institute, që e klasifikojnë vendin në kategori problematike të demokracisë.