Shisnin lëndë narkotike/ Kush janë 2 shqiptarët e ‘Cosa Nostra-s’ që u arrestuan në Itali (EMRAT)

Ditën e sotme, Guardia di Finanza e Katanias ka kryer një operacion të gjerë të koordinuar me kolegët e tyre në Romë, Napoli e Palermo, ku vunë në pra nga 25 persona për veprimtari të lidhur me zotërimin dhe shitjen e substancave të ndaluara (kokainë, marijuanë, hashash e crack), për llogari të klanit mafioz ‘Santapaola-Ercolano’, si dhe për mbajtje armësh.

Nga raportimet e mediave italiane thuhet se banda bashkëpunonte me organizatën mafioze Cosa Nostra. Aksioni i Guardia di Finanza është finalizuar me arrestimin e 25 personave, mes tyre 2 shqiptarë për të cilët mësohet se janë Klodian Shkreka dhe Rudolf Sotiri.

NOA

Operacioni i koduar me emrin ‘Shoes’ (Këpucë, për shkak se të dyshuarit përdornin emra markash të njohura këpucësh në bisedat e koduara mes tyre), ka sjellë edhe sekuestrime aktivitetesh tregtare dhe dy prona të patundshme.

Hetimi ka arritur zbulimin e veprimtarisë së shumë grupeve kriminale të organizuar nga Katania që furnizoheshin me drògë nga grupe kriminale italiane dhe shqiptare. Veç arrèstimit të gjashtë korrierëve, janë sekuestruar edhe mbi katër kile kòkainë, 52 kg marijuanë, e rreth 25 kg hashash si dhe një arsenal armësh sipas GdF.

Aktiviteti i kësaj bande e kishte bazën në zonën e Lazios, prej nga furnizonin me drògë grupet mafòize në Katania. Para gjykatës dolën 25 të arrestuarit, 21 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 4 në arrest shtëpie.

Emrat e personave të arrestuar:

Salvatore Amato

Salvatore Catania

Cristoforo Crisafulli

Gaetano Dammone Sessa

Antonino Fuselli

Catello Gargiulo

Antonino Mirko Guglielmino

Alfio Giuseppe Maggiore

Silvana Mirabella

Giovanni Papa

Angelo Pasqualino

Klodian Shkrela

Rodolf Sotiri, alias Elton Agalliu

Sebastiano Sozzi

Roberto Spampinato

Giovanni Nicolò Straniero

Maurizio Valenti, nato a Catania l’11.02.1974;

Giuseppe Vasta

Agatino Maurizio Ventimiglia

Vitale Fortunato

Vitale Maurizio

Emrat e personave ndaj të cilëve është dhënë masa e ‘Arrèst Shtëpie’:

Angelo Fuselli Cristofaro

Antonio Pane

Francesca Patrocelli

Carmelo Straniero