Kryemadhi: Shifrat janë mashtrim. Viktimat më të mëdha do jenë nga depresioni ekonomik

349
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehet se shifrat e situatës së koronavirusit në Shqipëri janë abuzive dhe se qeveria ka mashtruar.

“Shifrat janë mashtrim, absolutisht nuk janë të sakta, sa kanë vdekur në janar e shkurt e pse kanë vdekur? E kam thënë që në mars që periudhën e Covid e kemi kaluar e mund të ketë pasur të tjerë të sëmurë që nga dhjetori se janari e shkurti ka pasur shumë raste, se gjithë shqiptarët kanë kaluar një grip flamë i themi ne gjuhën popullore.

Pra në restrospektivë ka gjëra që nuk shkojnë në atë që thuhen, ajo që më vjen keq për mënyrën e menaxhimit kërkojmë të themi qe jemi mire, kur jemi keq. Në vend të themi na falni jemi të papaërgatitur, nuk dimë…ajo që mendoj një nga gabimet kryesore që ka bërë qeveria vendosja e panikut e terrorit psikologjik te qytetarët, ne vet si popull jemi shumë të kujdesshëm sa i takon shëndetit pavarësisht se nuk hamë shëndetshshëm, po jemi munduar të jemi në një standart më të lartë se vendet e tjera.

Ekonomia është dëm më i madh se Covid-19, fatkeqësia e depresioni ekonomik, viktimat e saj do jenë shumë më të mëdha se sa të sëmurët me coronavirus”, tha Kryemadhi në “Top Channel”.