Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen dy automjete, humb jetën një person

243
Sigal

Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Mësohet se viktima është një grua me iniciale S.C.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nuk dihen ende rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur aksidenti. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.