Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos, zjarri përhapet te tokat bujqësore

201
Sigal

Një pus nafte në Patos është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në sektorin katër të ndërmarrjes për nxjerrjen e naftës në vendin e quajtur “ofiçinë e vjetër” në Patos.

zjarri po avancon duke djegur ullishte aty pranë, ndërsa banorët po luftojnë për të neutralizuar flakët që po i kërcënojnë prodhimet bujqësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Patosit dhe Albpetrolit.