Përfshihet nga flakët magazina në Korçë, çfarë dyshohet

104
Sigal

Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Nevicisht.

Blutë bëjnë me dije se, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg magazinës.

Flakët e zjarrit kanë qenë intensive por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur rreziqet e mundshme.

Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj.