Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 25 prillit, publikohen për herë të parë pamjet

67
Sigal

Emisioni “Në Shënjestër’ publikon për herë të parë pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan. Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve.

Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para.

Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën.

Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.

Aktualisht çështja është në gjykim, ndërkohë që autori i dyshuar, Arber Paplekaj ndodhet pas hekurave. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka vendosur masën e pezullimit për gjashtë efektivët e “Shqiponjave”, të arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të cilët akuzohen për mosveprim.