Mbrëmjen e kaluar një grabitje ka ndodhur në Kosovë, ku autorët kanë marrë mbi 1500 euro nga dyqani i Arben Dreshajt.
Mediet fqinje kanë publikuar pamjet e ngjarjes.
Siç shihet nga video, dy persona të maskuar dhe të armatosur futen në dyqan, ku brenda ndodhet vetëm pronari.
Autorët e terrorizojnë pronarin e dyqanit me armë, ndërsa e dhunojnë, duke e rrëzuar në tokë.
Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së biznesit, ndërsa grabitja është konfirmuar dhe nga policia kosovare.
Ndërkohë, Arben Dreshaj ka rrëfyer tmerrin që përjetoi një natë më parë. Dreshaj thotë se u mundua të rezistoj, porse një gjë të tillë e kishte të pamundur.
Dreshaj tregon edhe shumën që grabitësit i morën në dyqanin e tij. Pas dhunës, ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjajres dhe kapjen e autorëve.