Shënohet vdekja e tretë nga koronavirus jashtë Kinës

547
Sigal

Ministria japoneze e shëndetësisë ka konfirmuar vdekjen e parë për shkak të koronavirusit, lajm ky që është dhënë nga ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato.

Viktima ishte një grua rreth 80-vjeçe dhe jetonte në prefekturën Kanagawa, e cila kufizohet me Tokion, u tha Kato gazetarëve.

Vdekjet nga koronavirusi deri më tani janë mbi 1350, teksa 3 raste janë shënuar jashtë Kinës.

Një është në Filipine një në Hong Kong, dhe më i fundit ishte në Japoni. Numri i të prekurve është më shumë se 60 mijë.