Shoferja e ‘OPEL-it’ përplas motoçikletën, një i plagosur

495
Sigal

Një makinë tip “Opel”, e cila drejtohej nga një femër ka përplasur një motorçikletë pasditen e sotme në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si “Gjyqi i vjetër”.Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës është plagosur. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendgjarje teksa nga informacionet e para ka bërë të mundur dhe shoqërimin e drejtueses së automjetit në komisariatin e Vlorës.