Itali – Shqiptari kapet me 193 000 euro në Bari, po vinte në Shqipëri

467
Sigal

Një shqiptar ishte nisur në drejtim të
vendit të tij të lindjes me plot 193 mijë euro.

Por, policia financiare e Barit e ka ndaluar atë në port
teksa po dilte nga shteti italian për në drejtim të Shqipërisë.

Fillimisht, shqiptari tha se kishte 50 mijë euro para të
gatshme me vete, por inspektimet e hollësishme të policisë i kanë gjetur atij
plot 193 mijë euro të fshehur në makinë.

Atij i janë sekuestruar më shumë se gjysma e parave.
Ligji italian lejon kalimin kesh në kufi të vetëm 10 mijë eurove.

Me sa duket, shqiptari ishte nisur në Shqipëri për të
festuar festat e fundvitit.