Ndërtimet pa leje, aksioni nis nga Kukësi/ Nën akuzë 5 zyrtarë e 32 qytetarë (Emrat)

302
Sigal

Vetëm pak orë pas ultimatumit të Kryeministrit Edi Rama që kërkoi zero tolerancë për ndërtimet pa leje, aksioni i policisë nisi nga Kukësi.

Kujtojmë se Kreu i Kadastrës Artan Lame në një audio përgjim para zgjedhjeve shprehej: Rama na ka thënë t’i mashtrojmë 100 mijë qytetarë për legalizimet.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “INFORMALITY 4” u proceduan në gjendje të lirë për ndërtim pa leje 32 qytetarë në këtë qark, nga Kukësi, në Tropojë dhe Has. Gjithashtu u proceduan për shpërdorim detyre 5 drejtues të urbanistikës dhe inspektorë.

Kryeministri kërkoi sot nisjen e menjëhershme të operacionit të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje. Rama tha se kjo duhet të ndodhë tani dhe jo në mes të sezonit. Kreu i qeverisë u shpreh se me ndryshimet ligjore rrezikojnë burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin. Kreu i qeverisë kishte një “shuplakë” për policinë kur tha se “shkoni për një copë mur në fund të botës, por nuk kontrolloni ndërtimet buzë detit”.