Fullani lë burgun, Apeli çon në shtëpi ish-guvernatorin e BSH

547
Sigal

TIRANE – Gjykata e Apelit vendos të nxjerrë nga qelia e paraburgimit 302 ish-guvernatorin e Bankës së Shqiperisë, Ardian Fullani dhe ta çojë atë në “arrest shtëpie”. Trupi gjykues i Apelit, i kryesuar nga Alaudin Malaj rrëzoi kështu vendimin e dhënë me 5 Shtator nga Shkalla e Parë, qëvendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë ndaj Fullani  nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me skandalin që përfshiu Bankën e Shqipërisë me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari.

Sakaq, me një vendim tjetër, Gjykata e Apelit la në burg Inspektoren e Përgjitshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që dha në mungesë “arrest me burg”, përballë akuzës së “shpërdorimit të detyrës”. Por në tre vendime të tjera, Apeli vendosi të rrëzojë Prokurorinë, dhe të japë “arrest shtëpie” për tre inventarizues të parave në thesarin e shtetit në Linzë, Ilir Dedjen, Bahri Allushin dhe Fatbardha Gurthin. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, inspektorja e përgjithshme e këtij institucioni, Elivar Golemi dhe 4 inventarizues të parave në thesarin e shtetit në Linzë, janë paraqitur para Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Alaudin Malaj, për të kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë. Seancat e shqyrtimit të ankimimit të tyre zhvillohen me dyer të mbyllura dhe të veçanta për secilin nga të pandehurit. Fullani mberriti në Gjykaten e Apelit rreth ores 12:00. Ai u soll nga qelia e paraburgimit ne burgun 302 me furgonin e policise, dhe doli prej tij i prangosur duke u shoqeruar nga efektivet drejt ambjenteve te gjykates. Sakaq, rreth orës 10:45 në ambientet e Apelit u paraqit kryeinspektorja Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja. Gjykata e Apelit  vlerësoi fillimisht kërkesën e Ilir Dedjes, ku u vendos të mbajë ne fuqi vendimin e Shkalles së Parë të masës së sigurisë “arrest shtëpie” dhe të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për të vendosur ndaj tij “arrest me burg”. Më pas ka nisur seanca ndaj inspektores Golemi, ndërsa seanca ndaj Fullani do të zhvillohet e katërta. Avokati i Fullanit, Maks Haxhia e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, duke apeluar vendimin e Shkallës së Parë të arrestit me burg dhënë në mungesë ndaj ish-guvernatorit. ​Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ish-guvernatori Fullani ndodhet në qelitë e paraburgimit 302 për akuzën e “shpërdorimit të detyrës. 

Gjykata “rrëzon” Prokurorinë, lë në “arrest shtëpie” Fatbardha Gurthin
Ora 14:05 Për Fatbardha Gurthin Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, “arrest shtëpie”. Me këtë vendim Apeli rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, që kërkonte ndryshimin e masës në “arrest me burg”.

Apeli nxjerr në “arrest shtëpie” inventarizuesin Bahri Allushi
Ora 13:30 Pas dy seancave të zhvilluara ndaj inventarizuesit Ilir Dedja dhe inspektores së Përgjtishme të BSH-së, Elivar Golemi, Gjykata e Apelit mori në shqyrtim kërkesën ankimore të anëtarit të Inventarizimit Bahri Allushi. Apeli ka vendosur të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë, duke e ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
 
Allushi është shprehur para trupës gjykuese se inventarizimin e parave në tesar e ka bërë sipas ligjit, ndërsa ka shprehur dyshimet se arkat nga ku janë vjedhur para, të jenë hapur pas inventarit. “Jam elektricist, jo economist. Faji është i eprorëve që na lanë detyrën e inventarizimit”, tha Bahri Allushi.

Golemi flet për herë të parë: Auditet i dorëzoja. Arrestimi im i paligjshëm
Ora 12: 50Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi do të vijojë të qëndrojë në burg, e vënë përballë akuzës së “shpërdorit të detyrës” sa i përket skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Linzë.  Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që dha në mungesë masën e sigurisë të “arrestit me burg”, ndaj saj.  Apeli rrëzoi kështu kërkesën e avokatit të Golemit, i cili duke e argumentuar të paligjshëm arrestimin, kërkoi lirimin e klientes së tij.

Golemi akuzohet se nuk ka kryer audite periodike në Bankën e Shqipërisë, ashtu sic e parashikon ligji. Golemi do te vijoje te vuaje masen  e arrestit ne qeline e paraburgimit 313 ku edhe ndodhej prej 10 ditesh. Inpektorja Golemi u arrestua te Premten (5 Shtator) ne nje dite me Guvernatorin Fullani, tashme te shkarkuar nga detyra nga Komisioni parlamentar i Ekonomise.


Golemi flet për herë të parë…Kontollet i bëja, arrestimi im i paligjshëm

Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi ka folur për herë të parë në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës që rëndon ndaj saj sa i përket moskryerjes së auditeve në këtë institucion. Nga banka e të akuzuarit,Golemi e ka quajtur të jashtëligjshëm arrestimin e saj.
Golemi është shprehur para trupës gjyqësore se i ka dhënë prokurorisë dosjet e auditimit. “Ku mund të ndërhyj unë tek provat? Nuk ka rregullore që filan kohë apo periodicitet për të ushtruar audit. Unë me ligj kam detyrim të raportoj çdo tre muaj para Këshillit Mbikëqyrës dhe e kam bërë këtë gjë”, -tha Golemi.
 
“Shpreh kundërshtinë time për akuzat dhe arretumin tim. Cdo gjë është bërë në mungesën time”, vijoi Golemi.
 
Ajo është shprehur se anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqiëprisë , Ermelinda Meksi në korrik e ka kërkuar ta takojë, sipas saj, pa praninë e administratorit. “Nuk u takuam pasi raportimin e bëra në prani të administratorëve”, tha Golemi
 
Por për prokurorin Nezir Gjoka, argumentet e inspektores Golemi nuk qëndrojnë dhe ajo duhet të qëndrojë në burg. “Golemi ka vepruar në shkelje të ligjit pasi nuk kanë bërë kontrolle periodike siç thotë ligji. Veç në 2011-ën nga Golemi nuk ka patur asnjë kontroll. Inspektorja Golemi duhet të qëndrojë në burg. Golemi nuk ka raport as tek Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. Kjo provë dhe nga dëshmitë e anëtarëve Dhori Kule, Ardian Civici (tashmë i dorëhequr), Ermelinda Meksi, Elisabeta Gjonit (guvenratore neë detyë) dhe Ela Golemit.

Gjykata “rrëzon” Prokurorinë për Ilir Dedjen, e lë në “arrest shtëpie” 
Ora 12:25 Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj anëtarit të komisionit të Inventarizimit të parave në thesarin e shtetit në Linzë, Ilir Dedja. Shkalla e parë kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ishte Prokuroria që kërkoi masë më të fortë ndaj tij, atë të “arrestit me burg”. Por kërkesa e organit të akuzës është rrëzuar dhe trupa gjykuese vendosi të lë të njëjtën masë ndaj Dedjes. 

6 të pandehurit që rivlerësohen në Apel
1. Ilir Dedja: Gjykata ka vendosur “arrest shtepie”, Prokurori Nezik Gjoka kerkon “arrest me burg”. Avokati Vladimir Mece kerkon lriine
2. Elivar Golemi: Gjykata ka vendosur “arrest me burg”, mbrojtja kerkon lirine
3. Bahri Allushi
4. Ardian Fullani: Gjykata ka vendosur “arrest me burg”, avokati Maks Haxhia kerkon lirine
5. Fatbardha Gurthi
6. Gentjan Jahja

Kryeinspektorja Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja mbërrijnë në Gjykatë
Ora 10:45 Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, për të cilën Komisioni parlamentar i Ekonomisë po shqyrton shkarkimin e saj, është paraqitur e para në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashke me inventarizuesin Ilir Dedja. Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj saj masës e sigurisë “arrest me burg” bazuar në 4 shkelje të konstatuara në detyrën e saj. Sipas organit të akuzës, Golemi nuk ka kryer auditet në këtë institucion.


Të pandehurit kërkojnë lirinë, ankimuan “arrestin me burg”
4 nga të pandehurit kanë kërkuar ndryshimin e arrestit me burg dhënë ndaj tyre, ndërsa dy animimet e tjera janë dhënë nga Prokuroria. Organi i akuzës kërkon që për dy inventarizues që është vendosur “arrest shtëpië” të ketë masë më të fortë, atë të “arrestit me burg”.

Fullani para Alaudin Malajt, shorti urgjend shmangu Gjin Gjonin
Fullani do të jetë përpara trupës gjykuese të përbërë nga Alaudin Malaj Relator, anëtar Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.  Përbërja e trupit gjykues të çështjes “Fullani” erdhi pas një shorti urgjent të organizuar nga Gjykata e Apelit, pas lajmit të dhënë nga media se në bazë të kalendarit të masave, kjo çështje duhet të gjykohej nga Gjin Gjoni, i cili akuzohet nga ILDKP për fshehje të pasurisë në vlerën e 2 milionë eurove. 


Fullani u shkarkua nga Komisioni i Ekonomisë, të enjten në Kuvend
Ish-guvernatori Fullani u shkarkua të enjten e kaluar nga Komisioni parlamentar i Ekonomisë, ndërsa në seancën e radhës parlamentare të kësaj të enjteje (18 shtator) shkarkimi i tij pritet të jetë në rendin e ditës dhe të aprovohet edhe në Kuvend.