Tërmet në jug të vendit, ja sa ishte magnituta

261
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës rihetër është regjistruar mëngjesin e sotëm në jug të Shqipërisë.

Sipas IGJEUM lëkundjet janë regjistruar në orën 07:26 minuta me epiqendër 5 km nga Borshi.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qytete në jug të vendit.

Ndërkohë që pas mesnatës janë regjistruar edhe tre tërmete të tjera, por me magnituda më të vogla.