Frederik Çuko: Konsumatori i Qarkut Fier, ka si “avokat mbrojtës” për sigurinë ushqimore AKU

679
Tregjet dhe prodhimi i Qarkut Fier (Fier-Lushnjë-Mallakastër), janë epiqendra e tregut dhe prodhimit shqiptar. Duhet theksuar e pranuar ky fakt, i cili vlerësohet edhe nga drejtuesit e AKU të Shqipërisë dhe nga Ministria e Bujqësisë: Qarku Fier ka një “hartë” të madhe territoriale, brenda të cilit ushtrojnë veprimtari tregje bazë e masive ushqimore vendore, tregje sezonale, tregje kalimtare, tregje ditore që futen nga zonat e tjera të vendit që blejnë e shesin me shumicë. Por qarku Fier, ka edhe volumin më të madh të prodhimit të produkteve ushqimore natyrale, familjare, komunitare, zonale e agro-ushqimore, të cilët bashkëpunojnë me njeri-tjetrin, me destinacion vetëm tregun që gjithçka ia ofron konsumatorit. 
Konsumatori i Qarkut Fier, ka si “avokat mbrojtës” për sigurinë ushqimore AKU e Fierit
Atë që AKU e Fierit e ka për detyrë e përcakton ligji, që ky shërbim shtetëror, duhet të kontrolloj dhe garantoj sigurinë ushqimore në prodhim e tregje. Zbatimin e këtij detyrimi ligjor me përpikëri e deklarojnë konsumatorët e Qarkut Fier, të cilët thonë se prej dy vitesh në tregje gjen rregull, gjen siguri ushqimesh, gjen inspektorët e AKU të cilët kontrollojnë e kur konstatojnë abuzime, ndëshkojnë ashpër. Prej dy vitesh, konsumatori në tregun dhe prodhimin ushqimor në Fier, Ballsh e Lushnjë ka si “avokat mbrojtës” kryesor Autoritetin e Kontrollit Ushqimor të Qarkut Fier, drejtimin dhe veprimtarinë e të cilit po e promovojmë sot në gazetën “Telegraf”. Siç thonë konsumatorët por edhe institucionet e pushtetit lokal, Autoriteti Kontrollit Ushqimor në qarkun Fier, prej dy vitesh ka instaluar zbatimin e ligjit ushqimor, kontrollin dhe ndëshkimin e pa tolerueshëm ndaj atyre që abuzojnë me ushqimin e popullatës, sidomos me sigurinë, skadencën, manipulimin e origjinës dhe përbërjes, cilësinë dhe higjienën e produkteve. Këtë realitet e shikon në tregje dhe stabilimentet e prodhimeve ushqimore, ku tregtarët dhe prodhuesit, na deklarojnë prezencën dhe veprimin e përhershëm të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor të Qarkut dhe të AKU të Shqipërisë, të cilët shpesh bëjnë pjesë të kontrolleve edhe shërbimin policor, tatimor, doganor, mjedisor, shëndetësor dhe pushtetin lokal, duke vepruar së bashku me ta. 
Aleksandër Çuko, kreu i AKU-Fier: Kemi nën kontroll të plotë e efiçent tregjet dhe prodhimin në 1887 kilometrave katrorë teritor
E tha saktë, kreu i AKU i qarkut Fier, zoti Frederik Çuko: për të kuptuar se sa punë bëhet në qarkun Fier, duhet mbajtur parasysh fakti, që brenda 1887 kilometrave katrorë të zonave Fier, Lushnjë, Roskovec, Patos, Ballsh e qindra qendra të tjera banimi skajore deri në kufi me Tepelenën, Vlorën, Kavajën e Beratin tregtohen e prodhohen përditë mijëra tonë produkte ushqimore që konsumohen nga afro 400 mijë banorë të Qarkut Fier dhe nga mijëra tregtarë e konsumatorë të tjerë, të cilët përditë janë pjesë aktive e tregut të këtij qarku, ku çdo “centimetër” i tij duhet kontrolluar nga AKU e Fierit. Dhe këtij objektivi, ekpi i AKU Fier, i drejtuar nga Frederik Çuko, ka arritur ti dalë “për zot”, duke garantuar siguri ushqimore dhe tregje me standarde, duke e nxjerr tregun dhe prodhimin e qakrut Fier nga “balta” dhe “karrocat e duke e futur në tregje publike të hapur, në tregje fshatare të monitoruar, në njësi tregtare e qendra tregtare model, ku ushtrohet kontroll deri edhe për origjinën dhe cilësinë e “fijes së shkrepëses”. Gjithë kjo “hartë” tregu e prodhimi produktesh ushqimore natyrale e të përpunuara, shtrihet deri në kufi me Tepelenën, Vlorën, Beratin, Kavajën e Elbasanin. I gjithë territor duhet kontrolluar si treg e prodhim ushqimor dhe kjo është arritur prej nesh tashmë, shprehet zoti Çuko. 
Afrim Bakaj, kreu i AKU të Shqipërisë, deklaron: “AKU e Qarkut-Fier, kualitet drejtues dhe efiçensë kontrolluese në treg
Siguria në tregjet dhe prodhimin ushqimor në Qarkun Fier, ka plotësisht lidhje me kualitetin drejtues të titullarit Frederik Çuko, me veprimtarinë organizative, praktikën realizuese të punës së përditshme, periodike e sezonale dhe bashkëpunimin që kjo degë rajonale e AKU, ka nisur dhe po vazhdon të bëjë aktivisht e me sukses me pushtetin dhe institucionet kontrolluese e ligj-zbatuese lokale. Ne si AKU e Shqipërisë, por edhe drejtuesit e lartë të Ministrisë së Bujqë3ssië e Ushqimit, por edhe drejtuesit lokalë, pranojnë dhe përshëndesin faktin, që prej dy vitesh në tregjet dhe prodhimin ushqimor në qarkun e Fierit, ka veprim kontrollues dhe standarde sigurie, cilësie, higjiene e madje edhe etike në sjelljen ndaj konsumatorit, duke i dhënë fund tregut “xhungël” ku konsumatorit nuk i jepeshin sqarime për produktin që shitej e blihej. Duhet theksuar ky fakt: Qarku Fier është një nga qarqet më të rëndësishëm e më të ngarkuar me volum tregu e prodhimi ushqimore. 
Tregues të veprimtarisë kontrolluese e ndëshkuese të “Taskë-Forcës” të AKU-Qarku Fier

Kujdesi përditshëm, ndaj sigurisë së mishrave e bulmetrave
Në territorin e Qarkut Fier, operojnë rreth 2500 subjekte prodhuese, importuese dhe tregtuese të produkteve ushqimore me origjinë shtazore dhe jo shtazore dhe tregtimit të farërave, plehrave dhe imputeve bujqësore. Drejtoria Rajonale e AKU Fier bën rreth 4 200 inspektime në vit, sipas vlerësimit të riskut dhe planit të miratuar nga DP. AKU Tiranë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria Rajonale Fier i shikon operatorët e biznesit si partner në përmbushjen e gjithë kërkesave dhe kushteve brenda standardeve të parashikuara në ligj. Gjatë këtyre dy viteve në Inspektimet e bëra ka pasur dhe penalitete të subjekteve, të cilat nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare, proceset teknologjike dhe standardet e produkteve ushqimore të prodhuara dhe tregtuara. Gjatë Vitit 2014 janë penalizuar me gjobë 89 subjekte me një vlerë prej 6 615 000 lekë. Janë pezulluar 42 subjekte. Gjatë Vitit 2015 janë penalizuar me gjobë 26 subjekte me një vlere prej 2 360 000 lekë. Janë pezulluar 24 subjekte. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e punës janë aksionet e organizuara me ngritjen e Task-Forcës nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Drejtoria Rajonale Fier, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 4 me fuqinë e ligjit 87/2012 “Për Therjen dhe Tregtimin e Mishit”, ku pjese e kësaj Task force janë bërë Policia e Shtetit, DSHP, ISHMM, Bashkia, Drejtoria e Tatim-Taksave. Këto aksione kanë qenë të përmuajshme në të gjitha njësitë e therjes dhe tregtimit të mishit. Sot mund të themi me bindje të plote se në Qarkun Fier. Therja dhe tregtimi i Mishit është tërësisht nën kontrollin e shërbimit veterinar, ky është një nga sukseset me të mëdha të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili ka qenë një problem shumë i madh në të kaluarën, ku therej dhe tregtohej mish në rrugë dhe kudo jashtë kushteve higjieno-sanitare. Të gjitha këto aksione Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria Rajonale Fier i ka bërë në prezencën e mediave lokale dhe kombëtare, duke pasur një ndikim të madh në sensibilizimin dhe stabilizimin e kësaj situate. Gjatë këtij aksioni janë penalizuar subjekte, është sekuestruar mish dhe janë penalizuar edhe mjekë veterinarë, të cilët ka shkelur procedurat Ligjore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria Rajonale Fier ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me pushtetin lokal, duke organizuar disa aksione për eliminimin e tregtimit të perimeve dhe produkteve të tjera ushqimore në rrugët e qyteteve
Në Fier, nuk ka asnjë shitës ushqimesh në rrugë
Sot, pas dy vitesh punë voluminoze e të vështirë, por me bilanc pozitiv, të bërë prej AKU-të qarkut Fier, mund të thuhet se në Fier, nuk ka më tregtarë që të shesin në rrugë, por janë të stabilizuar në mini-tregje të ngritura nga bashkitë. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU Tiranë z. Afrim Bakaj, në Qarkun Fier janë organizuar aksione të përbashkëta me DP të AKU-së në të gjithë sektorët për kontrollin dhe zbatimin e ligjit të sigurisë ushqimore. Kjo ka qenë një ndihmesë shumë e madhe për Institucionin tonë, dhe mund të themi sot se AKU-ja si Institucioni më i rëndësishëm është më afër konsumatorëve nëpërmjet garantimit të sigurisë ushqimore, duke pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ta, të cilët na informojnë çdo problematikë që konstatojnë gjatë blerjes së produkteve ushqimore në treg. Një aspekt tjetër i punës së AKU-së është kontrolli i të gjitha kuzhinave publike, siç janë (Çerdhet, kopshtet, spitalet, burgu si dhe Shtëpia e të Moshuarve) të cilët kanë pasur një vëmendje të veçantë nga Institucioni jonë. Me Urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe DP AKU janë bërë monitorime për disa produkte me cilësi të veçantë në ushqimin e përditshëm të konsumatorëve, siç janë monitorimi i qumështit në të gjithë fabrikat dhe mini-fabrikat e përpunimit të tij, monitorimi i drithërave dhe nënprodukteve të tij, miell për përmbajtje të mbetjeve si Aflatoksin dhe përqindjes se proteinës në të. Monitorimi i ushqimeve për kafshë për përmbajtje të mbetjeve, të cilat janë konstatuar dhe bllokuar rreth 500 ton misër nga AKU Fier. Të gjitha këto monitorime janë shoqëruar me marrje mostrash dhe dërgim për analiza pranë ISUV Tiranë. Gjithashtu pjesë e monitorimit ka qenë edhe tregu i fruta perimeve të eksportit në sezonin e pranverës, ku janë marrë mostra të shumta të perimeve(Kastravec,domate etj) dhe janë dërguar për analizë pranë ISUV.
Siguri e lartë/ Kontrolli sistematik, i pa tolerueshëm në “Bar-Kafe” e restorante
Me një plan të detajuar AKU Fier, të bërë gjatë sezonit veror për kontrollin e bareve dhe restoranteve në të gjithë vijën bregdetare, Divjakë, Seman, Darzezë për kontrollin e tyre për kushtet higjieno-sanitare dhe cilësinë e ushqimit të tregtuara prej tyre. Gjatë këtyre dy viteve, në Autoritetin e Kontrollit Ushqimor Rajonal të Qarkut Fier (AKURF), ka pasur një zhvillim shumë të madh Sektori i Laboratorit, ku më parë nga një sektor inaktiv me 20 maksimumi 30 analiza në muaj, sot Laboratori i Fierit është i pajisur me specialistë profesioniste, ku gjatë vitit 2015 janë analizuar rreth 1590 mostra me 2410 analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike. Kontrolli i mostrave zyrtare ka qenë 280 mostra dhe 480 analiza, të planifikuara nga DP AKU Tiranë, pjesa tjetër ka qenë autokontrolle të vetë subjekteve për përbërjen fiziko-kimike dhe ngarkesat mikrobiologjike. Kjo është një punë shumë e mirë e AKU Fier që mban lidhje të ngushtë me subjektet prodhuese për garantimin e cilësisë së produkteve të prodhuara prej këtyre subjekteve. Një tjetër detyrë e realizuar nga AKU Fier me shumë sukses është licencimi i subjekteve prodhuese dhe tregtuese të produkteve ushqimore ku gjatë vitit 2015 janë dhënë 17 licenca. Nga këto 5 në sektorin e ushqimit me origjinë jo shtazore dhe 12 në Sektorin Fitosanitar, ku është mbajtur një qëndrim korrekt në kushtet sipas kërkesave të ligjit vetëm për periudhën 3 mujore në kuadër të aksionit për informalitetin, AKU Fier ka dhënë 48 leje për pajisje me QKR për subjekte të tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke i formalizuar ato dhe duke u bërë pjesë e inspektimeve të AKU Fier. Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur, që infrastruktura logjistike e AKU Fier falë bashkëpunimit me Bashkimin Europian është e kënaqshme, sot AKU Fier është në një godinë të re. Por, edhe Inspektorët e AKU Fier kanë një performancë shumë të mirë, kjo falë trajnimeve të vazhdueshme të realizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU Tiranë. 

Shkrimi u botua në gazetën Telegraf të datës 09.12.2015
Sigal