Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Xhaferi: Ku të shkoj

KU TË SHKOJ

Po nisem për udhë, më thotë fladi erës,

NOA

Po nisem për udhë, më thotë edhe hëna.

Po ne ku të shkojmë, më thonë ca kujtime,

Strehuar te zemra?

Po nisem sërish, më thotë një dallëndyshe,

Veç meje nuk ka mbetur zog tjetër.

Po nisem për udhë, më thotë një fjollë reje,

Po unë ku të shkoj, më thotë një dashuri e vjetër?

Po nisem për udhë, më thotë një burim,

Dhe rrjedh pandërprerë zhurmueshëm në zall.

Po unë ku të shkoj, më thotë fëmijëria,

Po unë ku të shkoj, më thotë një grusht mall?

Po nisem për udhë, më thotë zëri i nënës,

Dhe deri në eshtra ky zë më jep dhimbje.

Po unë ku të shkoj, më thotë zëri saj

I fshehur diku pas një psherëtime?

Po nisem për udhë, më thotë dhe një grua, ,

Po nisem për udhë, më thotë edhe hëna.

Po ne ku të shkojmë, më thonë ca kujtime,

Strehuar te zemra?