Ballina Aktualitet Ministrja e Kulturës nuk njeh institucionet e varësisë. Ja denoncimi i Dr....

Ministrja e Kulturës nuk njeh institucionet e varësisë. Ja denoncimi i Dr. Ina Zhupa (Video)

256
Sigal

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ishte e thirrur në seancë në Komisionin e Edukimit, Medias dhe Informacionit për të diskutuar mbi buxhetin e vitit të ardhshëm që do marrë ky institucion.

Por gjatë momentin kur deputetja e PD-së, Ina Zhupa po e pyeste për një kërkesë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë për shtesë fondi e cila nuk ishte parashikuar në projektbuxhetin e Ministrisë së Kulturës dhe as nuk ishte justifikuar pse duhej apo nuk duhej të merrej parasysh, Ministrja e Kulturës në përgjigjen e saj tha se kjo qendër nuk ishte në varësi të sajën.

Deputetja Zhupa duke i cituar ligjin nr.8096 “Për Kinematografinë” i kujtoi ministres se kjo qendër është në varësi të Ministrisë së Kulturës duke e nxjerrë kështu blof Margaritin.