Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se nga mëngjesi i sotëm është bërë i mundur kalimi i mjeteve në aksin Levan–Tepelenë përmes Bypas-it të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi të Poçemit. Bypass-i i ndërtuar për të evituar shkarjen e rrezikshme në zonën e Poçemit është një rrugë me shtresë stabilizanti me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë. Kalimi në këtë rrugë përgjatë Bypass-it do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë dhe nën monitorimin e policisë rrugore. Ndërkaq, ARRSH dhe kompania kontraktore po punon për eliminimin e rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.