Ja si mund të punësoheni në SHBA gjatë verës

713
Studentët, si mund të punësohen në SHBA gjatë verës
Ambasada amerikane publikon kriteret dhe listën e universiteteve që mund të përfitojnë. Të gjitha kërkesat
Ambasada amerikane u bëri thirrje studentëve të universitetit që të shfrytëzojnë mundësinë e punësimit në Shtetet e Bashkuara gjatë stinës së verës. “Studentë universiteti – jeni në kërkim të diçkaje interesante për të bërë këtë verë? A e keni marrë në konsideratë Programin Veror të Punësimit? Është një mundësi e shkëlqyer që studentët të kalojnë pushimet verore në SHBA. Vetëm sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri për vitin e ri shkollor!”, u shpreh ambasada amerikane në njoftimin e saj. Njoftim që ka ngjallur interesin e shumë studentëve dhe prindërve, të cilët kanë kërkuar nga zyra konsullore sqarimet përkatëse. 

1 – Jam një fitues i përgjigjes së parë së Lotarisë Amerikane me numër fitues 34700. Duke parë ritmin e ecurisë së intervistave, doja t’iu pyesja a kam gjasa që të futem në intervistë deri në përfundimin e procesit?
Zyra konsullore: “Ka dy faktorë që ndikojnë tek caktimi i datë së intervistës: numri juaj dhe sa shpejt e keni plotësuar formularin DS-260. Për më tepër mund të kontaktoni KCC tek [email protected]. dhe te monitorini buletinin e vizave”. 

2 – Jam studente e vitit të dytë për marketing dhe doja të merrja pjesë në programin e punësimit. Mund të më ndihmoni si të aplikoj?
Zyra konsullore: “Si fillim duhet të gjeni një sponsor në SHBA nëse gjendeni i kualifikuar. Ju duhet të lexoni kriteret në faqe tonë: https://al.usembassy.gov/…/2017-summer-work-travel…/ si dhe për më shumë informacion si të gjeni një sponsor për SWT lexoni këtu https://j1visa.state.gov/programs/summer-work-travel/ Lexoni pyetje të shtruara shpesh për më shumë informacion tek https://j1visa.state.gov/participants/common-questions/”.

3 – Djali im është student i vitit të tretë, dega psikologji, dhe është i interesuar të përfshihet në programin e punësimit veror në SHBA. A mund të aplikoj për këtë program? Në rast se po, si mund të aplikoj?
Zyra konsullore: “Sipas rregullave të Departamenti Amerikan të Shtetit, vetëm studentë nga universitete të akredituara plotësisht mund të marrin pjesë në Programin e Punësimit Veror. Ndaj, në kuptimin e rregullave të pranueshmërisë për Programin e Punësimit Veror, ne duhet ta bazojmë vendimin tonë mbi universitetet e akredituara plotësisht. Siç edhe mund ta dini agjencia që merret me akreditimin është APAAL. Ne kemi marrë informacionin nga kjo agjenci dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të merret si një gjykim në cilësinë e përgjithshme të ndonjë institucion arsimor publik apo privat në Shqipëri, por thjesht për të udhëzuar studentët e interesuar mbi kriteret e kualifikimit dhe se kush ka të drejtë të aplikojë. Per me shume lexoni ne faqen tone:https://al.usembassy.gov/…/2017-summer-work-travel…/ si dhe ketu: https://j1visa.state.gov/programs/summer-work-travel/”.

4 – Djali im është student i vitit të parë në universitet dhe është i interesuar të përfshihet në programin e punësimit? Si duhet të aplikoj?
Zyra konsullore: “Ai duhet të lexojë kriteret në faqe tonë: https://al.usembassy.gov/…/2017-summer-work-travel…/ si dhe https://j1visa.state.gov/programs/summer-work-travel/ Lexoni pyetje të shtruara shpesh tek https://j1visa.state.gov/participants/common-questions/”.

5 – Kjo është vetëm për studentët apo edhe për gjimnazistët, sepse unë kam vajzën në vitin e dytë në gjimnaz. Kam familjarët e mi atje, vajzën e kam shumë mirë në mësime.
Zyra konsullore: “Ky program është për studentët që vazhdojnë universitetin. Kriteret kualifikuese i gjeni këtu: https://al.usembassy.gov/…/2017-summer-work-travel…/”.
Të dhënat e ambasadës
Aplikimi për programin veror të punësimit 2018 ka filluar në mars 2018. Në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndër-kulturore në këmbim.

Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2018 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.

Duhet të zotërojnë mirë gjuhën Angleze, dhe të kenë rezultate të mira shkollore.

Çdo student, duhet të jetë i aftë të demonstrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.

Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.

Studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.

Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme.

Vetëm studentët nga institucionet e mëposhtme mund të marrin pjesë në këtë program (Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim si të nevojshëm):

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”
Akademia e Forcave të Armatosura
Akademia Profesionale e Biznesit
Kolegji Profesional i Tiranës
Kolegji Profesional Privat, “Ivoclar Vivadent & Partners”
Kolegji Universitar “Bedër”
Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
Kolegji Universitar “LOGOS”
Kolegji Universitar “Luarasi”
Kolegji Universitar “Pavarësia Vlorë”
Kolegji Universitar “REALD”
Kolegji Universitar “WISDOM”
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Universiteti “Marin Barleti””
Shkolla e Larte “Nehemia”
Shkolla private e arsimit të lartë, “Universiteti Metropolitan Tirana”
Tirana Business University College
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Universiteti Evropian i Tiranës
Universiteti i Arteve
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Universiteti i Sporteve të Tiranës
Universiteti i Tiranës
Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Universiteti Polis
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti Privat “Albanian University”
Universiteti “Aldent”
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Universiteti “EPOKA”
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”
Nëse shkolla juaj nuk është e listuar këtu, ne nuk mund të miratojmë kërkesën tuaj për vizë SWT.


Sigal