Tre vatra zjarri vetëm sot në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj, banori djeg shkurret

115
Sigal

Një zjarr i nisur nga pakujdesia ka marrë përmasa të mëdha në fshatin Mjekes të Elbasanit, ku edhe janë djegur 1.5 hektarë ullinj.

Për vënien nën kontroll të zjarrit janë angazhuar 10 efektivë zjarrfikës dhe 3 mjete. Ndërkohë që puna vazhdon për shuarjen e flakëve në fshatin Mjekës, një tjetër vatër u aktizua në një sipërfaqe me shkurre përreth ish-fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga zjarri.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses vuri nën kontroll flakët e zjarrit, ndërsa dyshohet se e gjitha ka ndodhur pas djegies së plehrave nga një banor i zonës.  Çdo ditë në Elbasan regjistrohen 3-4 vatra zjarr, ku shumica e të cilave janë zjarre nga pakujdesia teksa fermerët djegin arat e tyre.

Reparti zjarrfikës bën apel për kujdes pasi temperaturat ekstreme dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve me shpejtësi dhe pasojat mund të jenë shumë më të mëdha.