Vrasje makabre në Shkodër: burri godet gruan disa herë me çekiç në kokë

370
Një vrasje makabre ka ndodhur nbrëmë në Shkodër: Bashkim Teli, 69 vjeç, ka vrarë duke e goditur disa herë me çekiç në kokë, gruan me të cilën bashkëjetonte, 58-vjeçaren S.Sh. Gruaja ka ndërruar jetë në moment.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” dhe arsyet e debatit mes tyre ishin të dobëta.
Policia e arrestoi Telin dhe zyrtarisht njoftoi se “ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.”