SHBA, fëmija 2 vjeç vret babanë me plumb në kokë

422
Një fëmijë i moshës dy vjeçare vret babanë e tij aksidentalisht. Ngjarja e rëndë ndodh në Birmingham, qyteti më i madh i shtetit të Alabama (SHBA). Lajmi raportohet nga CNN, ku thuhet se një grua të martën mbrëma telefonoi policinë për të denoncuar vdekjen e burrit brenda shtëpisë së tyre, i qëlluar me plumb në kokë.
Sipas detektivit të policisë Gregg Rector, i cili po heton mbi çështjen, thuhet se e shtëna është qëlluar aksidentalisht, gjatë kohës që vogëlushi ishte me të atin. Nga hetimet paraprake përjashtohet pista e vrasjes apo e vetëvrasjes së viktimës 31 vjeçare, duke u përqendruar në pistën kryesore atë të vrasjes aksisdentale gjatë kohës që vogëlushi luante me armën e të atit.
Sigal