Lezhë/ Dhunonte nënën, procedohet 42-vjeçarja

390
Një grua e moshuar ka denoncuar në polici të bijën e saj, pasi pretendon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga vajza. Policia e Lezhës ka nisur menjëherë verifikimet, ndërsa çështja e regjistruar pranë organit të hetimit për të hetuar pretendimet e të moshuarës. Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Lezhës, bëhet me dije se Liljana K., banuese në Tiranë, po procedohet në gjendje të lirë, pasi ajo akuzohet nga nëna e saj, 67 vjeçe se ka ushtruar dhunë psikologjike. Gjithçka mësohet se ka të bëjë me pretendimin për pasurinë e familjes së saj, paçka që e bija është e martuar dhe jeton me familjen e saj në periferi të Tiranës.
Sigal