Vrojtimi alarmant i BSH-së: Familjet shqiptare marrin borxh për ushqim

643
Të ardhurat e familjeve shqiptare po pakësohen, ndërsa shpenzimet e tyre po shtohen. Kjo i detyron që të marrin borxh, kryesisht për konsum. E thënë ndryshe, për ushqim dhe për plotësimin e nevojave të tjera të përditshme. Kjo situatë alarmante ka rezultuar nga Vrojtimi i Gjendjes Financiare dhe Huamarrjes së Familjeve, që kryhet çdo gjashtë muaj nga Banka e Shqipërisë, mbi një kampion rastësor prej 1.209 familjesh, nga të cilat rreth 56% jetojnë në zonat urbane dhe 44% në zonat rurale të vendit. Vrojtimi ka treguar se niveli i të ardhurave të familjeve ka shënuar rënie gjatë gjashtëmujorit, ndërsa niveli i shpenzimeve ka vijuar prirjen rritëse, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura-shpenzime). “Rreth 28% e familjeve deklarojnë se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar me një vit më parë. Në 37% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare) në formën e produkteve të kredisë dhe në 63% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht para në dorë”, vlerësohet në vrojtimin e BSH-së. Ekspertët e institucionit mbikëqyrës bankar vlerësojnë se ndryshe nga struktura e frekuencës së rasteve të huamarrjes, shpërndarja e tepricës së saj tregon që rreth 82% e saj është siguruar nga burime formale dhe 18% nga burime joformale dhe kjo strukturë është zhvendosur në favor të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe një vit më parë. Sipas vrojtimit, tre qëllimet kryesore të marrjes borxh mbeten: për konsum (42% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (26% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (12% e rasteve). Gjatë periudhës së vrojtuar, peshat e rasteve të huamarrjes për konsum dhe blerje prone kanë shënuar rënie. “Në tepricën e huamarrjes, rreth 46% e tepricës së huasë deklarohet për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe vetëm 6% për ‘qëllime konsumi’.
Sigal