Fier/ I hapi profil fals në rrjetet sociale dhe i postoi foto 24-vjeçares, e pëson i riu

68
Sigal

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka hapur një llogari false në rrjetet sociale në të cilën ka postuar foto të një 24-vjeçare.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të veprimeve të kryera për një rast të lojërave të fatit, për të cilin u dha njoftim ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga veprimet hetimore dhe këqyrja e celularëve të sekuestruar, rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë veprimtari të paligjshme.

NOA

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, bashkëshortin e motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasen E. S., 24 vjeçe, banuese në Mallakastër, pasi Gjykata e ka dënuar me 14 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 3 muaj e 8 ditë burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Më datë 22.02.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur shtetasi E. G., 45 vjeç, i cili ka bërë kallëzim se në magazinën ku ai është administrator, në lagjen “15 Tetori”, Lushnjë, janë vjedhur vegla pune me vlerë rreth 30 000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.