Ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, procedohen mjeku dhe infermieri

20
Sigal

Një mjek dhe një infermier janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar. Burime zyrtare nga policia bën me dije se ka nisur procedimi për shtetasit me inicialet A. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISE

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, kundër paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare.
Ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, procedohen penalisht 2 shtetas me profesione mjek dhe infermier.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte ekonomike, me qëllim goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan zbuluan se në lagjen “Haxhias”, ofroheshin shërbime mjekësore në një klinikë private të paregjistruar në organet kompetente.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për mjekun dhe infermierin e klinikës, përkatësisht shtetasit A. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.