Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje 63-vjeçarin me biçikletë

393
Sigal

Një aksident me pasoje vdekjen e një 63-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:35, ku një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur për vdekje shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.