U dënua me dy vite burg, policia mbërrin në shtëpinë e Adrtiatik Llallës

194
Sigal

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Apelit për dënimin me dy vite burg dhe dhe konfiskim të pasurive ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Policia e Shtetit ka mbërritur në banesën e tij për të ushtruar kontroll.

Në banesën e ish-prokurorit janë efektivët e komisariatit numër 1 , krimit ekonomik dhe të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve jo zyrtare, mësohet se Llalla ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se javën e fundit ka udhëtuar drejt Turqisë.

Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.