LAJM I FUNDIT/ Aksident në Vlorë, këmbësori 34 vjeç përplaset nga një makinë

189
Sigal

lorë/Informacion paraprak

Në orën 19:15, në vendin e quajtur Ura e Gjormit, një automjet, me drejtues shtetasin S. G., 30 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale R. S, 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.