Grabiti supermarketin dhe kërcënoi me thikë shitësen, gjykata italiane lë në burg 26-vjeçarin shqiptar!

45
Sigal

Një gjykatë në Itali ka lënë në burg një 26-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar pasi grabiti një supermarket nën kërcënimin e një thike ditën e diel.

Sipas mediave italiane, është zbuluar se i riu me iniciale F.M. është dënuar dhe më parë për dy vjedhje të tjera ku në total duhet të vuajë më shumë se dy vite burg.

Karabinierët po hetojnë nëse i riu shqiptar është përfshirë dhe në dy grabitje të tjera, përpara supermarketit gjatë fundjavës.

Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ravena pasditen e së dielës. Ai u fut në supermarket dhe mori një birrë, por kur shkoi tek kasa, nxori një thikë dhe kërcënoi shitësen.

Më pas 26-vjeçari mori një shumë prej 270 eurosh dhe u largua. Por alarmi ka bërë që policia të mbërrijë shpejt në vendngjarje, ku disa minuta pas grabitjes arritën ta identifikojnë dhe ta arrestojnë.

Nga kontrolli fizik i bërë nga karabinierët, 26-vjeçari kishte ende paratë e vjedhura nga supermarketi.