Fakte të reja nga 40 makinat e “BEHASE”, që ka nxjerr në shitje ministri Tahiri

586
Mos u çuditni, por 40 makinat e firmës turke “BEHASE”, të nxjerra në shitje klientelisht nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të shiteshin për pjesë këmbëmi, më saktë vetëm pjesët e këmbimit, ku vlera e tyre financiare si pjesë këmbimi do të ishte 3 herë më madhe se vlera që ato shiten për skpapa me gjithë pjesët e këmbimit. Të 40 makinat e nxjerra në shitje për skarp janë vlerësuar nga komisioni “Tahiri’, me çmim total skrapi 16 milionë, 315 mijë e 677 lekë të reja për peshën 540 mijë e 899 kilogramë. Gazeta “Telegraf”, pas publimimit të skandalit, ka marrë shumë denoncime dhe argumente të tjerë lidhur me vlerën e shitjes së këtyre makinave dhe me paligjshmërinë e tenderit që ka organizuar Ministri Tahiri, duke përdorur si fasadë fiktive rezervat e shtetit. Këtë marifet, Ministri Tahiri e ka bërë edhe herë të tjera me makinat që ka futur në sekuestro, duke shitur 3010 mjete motorike për skrap edhe pse mes tyre kanë qenë automjete të çdo lloji në gjendje fizike e motorike shumë të mirë! Por le të vazhdjmë me makinat e firmës “BEHASE”… këto makina në datën 20 prill do të shkojnë në duart e klanit të Ministrit Tahiri. Sipas informacioneve tona, ky tender shiteje i makinave është bërë personalisht me urdhër të Ministrit Tahiri, i cili ka interesa përfitmi në këtë azar. Kujtojmë, që ky ministër ka shitur makina të sekuestruara edhe nga persona privatë, të cilat me letra i ka shitur për skrap, por në fakt i ka blerë vetë e ua ka dhënë miqëve të tij deputetë, politikanë, shtetarë, të cilët i marrin edhe me targa false, deri sa të bëjnë letrat false si “blerje të reja”. Kjo po ndodh edhe me 40 makinat e firmës “BEGASE”. Sipas vlerësimit të ekspertëve, 40 makinat e klasifikuara për skrap e të nxjerra në shitje si të tilla, janë në gjendje pune. Siç e kemi thënë edhe nëse do të qëndronim dhe vlerësonim si të drejtë vlerësimin e komisionit, rezulton se vlera e caktuar në çmim fillestar shitjeje 16 milionë, 315 mijë e 677 lekë të reja është shumë e vogël, ose sa afro 30% e vlerës reale që kanë makinerit e firmës “BEHASE”. Përse ministri tenderxhi i nxjerrë shitje këto makieri në gjendje të mirë pune, kur këto mund të shërbejnë nga Autoriteti Kombëtar i Rrugëve, nga INUK nga ndërmarrjet e bashkive të mëdha dhe nga drejtoritë rajonale të rrugëve të Shqipërisë?! Prokurori Adriatik Llalla, duhet të nis urgjent procedimin penal për të zbardhur, ndalur e ndëshkuar këtë aferë të pistë të Ministrit Tahiri, në të kundërt heshtje e tij rëndon si akuzë korruptimi më kryeporkurorin… Gazeta “Telegraf” do të kërkojë të jetë present në këtë tender që do të zhvillohet në Pajovë të Peqinit, për të ndjekur procedurat, paçka se ka informacion që ky tender, faktikisht është bërë që në zyrën e Ministrit Tahiri, ndërsa atje ku do të mblidhet komisioni Tahiri, do të shpallet vetëm fituesi me atë ofertë, me ato kushte, me ato cilësime që ka urdhëruar ministri.
Sigal