Ministri Gjiknuri vazhdon “pokerin’ me konçesionet

609
Ministri Damian Gjiknuri nuk po heq dorë nga pazaret me konçesionet, ka dalë përsëri në skenë emri i tij në disa vendime të ERE-s, për të mos lejuar heqjen e konçesioneve, por këtë herë, duke pëdorur si sekser biznesi vëllain e tij, këshilltar të ministrit pazarxhi Shkëlqim Cani. Pas konçesioneve në KESH, në karburante, në licensa kromi e bakri, me urdhër të Ministrit Gjiknuri, ERE ka hequr bllokazhin e disa HEC-ve, të cilët ishin bllokuar dhe u ishte hequr liçensa për përfitim konçesionesh në mënyrë të paligjshme e me dosje të falsifikuara, për ndryshim projektesh dhe për mos zbatim kontratash në ecurinë e punimeve dhe vlerën e investimit. Gazeta “Telegraf” ka denoncuar me dokumenta përpara disa kohësh faktin që Ministri Gjiknuri ka hequr bllokazhin e disa HEC-ve abuzivë, duke i lejuar të vazhdojnë punimet. Ja faktet: 
– Vendim i ERE nr. 84, “Për fillimin e procedurave për licencimin e shoqërisë “Zall Herr Energji 2011” shpk në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Çekrezë 1” dhe “Çekrezë 2”.
– Vendim i ERE nr. 85, “Për fillimin e procedurave të licencimit të shoqërisë “Zall Herr Energji 2001” shpk në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike”.
– Vendim i ERE nr. 86, “Për fillimin e procedurave të shqyrtimit të aplikimit të shoqërisë “Zall Herr Energji 2011” shpk për kualifikimin e impiantit prodhues për HEC-et “Cekrez 1” dhe “Cekrez 2” si burim i rinovueshëm energjie”.
– Vendim i ERE nr. 87, “Për fillimin e procedurave për licencimin e shoqërisë “Hidrocentrali Qarr & Kaltanj” shpk në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC-et “Qarr” dhe “Kaltanj”.
– Vendim i ERE nr. 88, “Për fillimin e procedurave të shqyrtimit të aplikimit të shoqërisë “Hidrocentrali Qarr & Kaltanj” sh.p.k. për kualifikimin e impiantit prodhues për HEC-et “Qarr” dhe “Kaltanj” si burim i rinovueshëm energjie”.
– Vendim i ERE nr. 89, “Për licencimin e shoqërisë “Shutina Energji” sh.p.k. në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Shutine”.
– Vendim i ERE nr. 90, “Për modifikimin e licencës së prodhimit të energjisë elektrike të shoqërisë “DN & NAT Energji” sh.p.k. me nr. 128, seria PV11P, lëshuar me vendim të Bordit të Komisionerëve të ERE”.
– Vendim i ERE nr. 91, “Për licencimin e shoqërisë “Snovv Energy” sh.p.k. në aktivitetin e furnizuesit të kualifikuar të energjisë elektrike”.
– Vendim i ERE nr. 92, “Për kualifikimin e impiantit prodhues për HEC “Koka 1”, të shoqërisë “Snovv Energy” sh.p.k. si burim i rinovueshëm energjie”.
– Vendim i ERE nr. 93, “Për licencimin e shoqërisë “Dans Energy Albania” sh.p.k. në aktivitetin e tregtimit të energjisë elektrike”.
– Vendim i ERE nr. 94, “Për kualifikimin e impiantit prodhues për HEC “Shutine”, të shoqërisë “Shutina Energji” sh.p.k. si burim i rinovueshëm energjie”.
Këto 14 koncensione hidrocentralesh, Ministri Gjiknuri i kishte bllokuar, por tashmë i ka “liruar’ të veprojnë! Në dosjet e Ministrisë se Energjisë dhe Industrisë, këto koncensione figurojnë me punime të bllokuara me vendimin “Gjiknuri”, në fakt në objekte punohet intensivisht pa u ndalur puna asnjë ditë. Siç thuhet, ministri “anti-korrupsion” Damian Gjiknuri ose “urithi i pazareve e ryshfeteve”, siç e kanë etiketuar kolegët ministra, deputetë e politikanë në qeveri e në PS, ditën nga kolltuku ministror firmos bllokime koncensionesh e punësh anti-ligjore sa për shou mediatik, ndërsa i lejon ato faktikisht me heshtjen dhe mos veprimin e tij, për t’i bllokuar e anuluar realisht. Ja 14 HEC-e të bllokuar në letra prej ministrit Gjiknuri, por jo në terren.
Sigal