E rëndë/ Makina përplas biçikletën në Kamëz, plagoset 10-vjeçari. Çfarë thotë policia

299
Sigal

Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:53, në rrugën “Kosova”, në Kamëz. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet M.H., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale O.D., 10 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit janë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.