Prof. Dr. Tritan Shehu: Cakaj “gëlltit” shkëmbimin e territoreve!

360
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, deklaron se qëndrimi i zv/ministrit Gent Cakaj, pas takimit me diplomatin e SHBA, Richard Grenell tregon tërheqjen e qeverisë “Rama” nga projekti i shkëmbimit të territoreve me Kosovës dhe Serbinë.

Cakaj “gëlltit” shkëmbimin e territoreve!
Zv Ministri Cakaj në një deklaratë të sforcuar e të çuditeshme nga Washingtoni detyrohet të mohojë atë që ai dhe shefat e tij shqipfolës e kishin promovuar, “shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi”.
Një skilet i madh e detyroi këtë zv ministër të bëjë një deklaratë të tillë, e ndryshme kjo katërcipërisht nga çfarë ai&co kishin thënë dhe e kundërt me misionin që ai kishte marrë disa kohë më parë.
Tashmë që e vërteta e atij komploti antishqiptar u zbardh falë Z.Grenell dhe konseguencës amerikane, nxitimi i i sotëm i Z.Cakaj duket si Pilati me larjen e duar të tij për të fshehur provat e krimit.