Delvinë/ Sherri për kullotat, bariu qëllon shokun me çifte në këmbë

383
Sigal

Një sherr mes shokësh ka çuar në plagosjen me armë zjarri të njërit prej të përfshirëve në sherr në fshatin Rusan të Delvinës. Raportohet se shokët ishin barinj dhe në vendin e quajtur ‘Katalat’ janë përleshur me grindur me njëri- tjetrin. Një nga personat ka marrë çiften dhe e ka qëlluar shokun duke e plagosur në këmbë. Ndërkohë i riu është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë informon se sherri ka ndodhur për çështje kullotash, 3 kilometra larg qytetit të Delvinës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Delvinë, Informacion paraprak

Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash. Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.