Ndjeshmëria element kyç në rrëfimin përmes fotografisë

76

Ndjeshmëria është thelbësore në tregimin e rrëfimeve përmes fotografive, thotë Jean Chung, fotoreporterja koreano-jugore fituese e disa çmimeve ndërkombëtare për fotografinë. Fotoreporterja ka punuar gjerësisht në kampet e grave në Ugandë dhe fitoi njohje ndërkombëtare me serinë e saj të reportazheve në Afganistan dhe Afrikë. “Exodus Deja-vu” është një projekt i bazuar në idenë që të gjitha fotografitë të kapin individë, momente, histori dhe situata të ndryshme. Por, nga ana tjetër, madje edhe fotot e zonave të ndryshme të konflikteve në periudha të ndryshme duken të njëjta, duke krijuar një përshtypje të ‘deja-vu’-së”, thekson ajo. Projekti ka për qëllim të sjellë vëmendjen tek emocionet e ‘deja-vu’ dhe të theksojë se problemet me të cilat përballen refugjatët në të gjithë botën ende vazhdojnë. Projekti ka fituar një vlerësim ndërkombëtar, që kur u mbajt për herë të parë në vitin 2016, dhe përmban veprat e fotografëve dhe fotoreporterëve të njohur, përfshirë Chung, Coskun Aral, Guillermo Arias, Yalda Moayeri dhe Sergey Ponomarev.