Henze, ambasadores së SHBA: Është koha për të treguar sinjalin STOP ndaj qeverisë “Rama”

316
Sigal

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim në Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Diplomatja e SHBA është njohur me punën për zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe në një postim në Twitter shkruan: “Varrosja e të vërtetave në errësirë, i kthen ato në fantazma që ndjekin ndërgjegjen”. Ndërkohë këshilltari i CDU-së, Martin Henz, në një koment në postimin e diplomates së SHBA shkruan se e shkuara duhet të na ndihmojë për të tashmen që po kalon Shqipëria. “Ambasadore, shikimi në histori tregon se çfarë ishte dhe është e mundur, tregon se cilët njerëz ishin të aftë dhe të paaftë për: demokraci, liri, drejtësi, sundimi të ligjit. Qeveria “Rama” nuk mund t’i hedh poshtë këto fjalë, siç e dini, tani është koha për të dërguar një sinjal STOP”,- shkruan Henze.