Protesta / OSBE ‘kritikon’ dhunën: Për vrasjen e 25-vjeçarit të veprojë ligji

244
Sigal

“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

Kështu deklaron ambasada e OSBE-së në Tiranë në një reagim për vrasjen e të riut Klodian Rasha dhe protestat që mbahen prej tre ditësh jo vetëm në kryeqytet. OSBE bën thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune, në mënyrë që të lejohet ligji të veprojë.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij. Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë”, deklaron OSBE.