Moti i keq në vend/ Shkodra nën kontroll situatën, në Fushë-Arrëz rruga e Iballes ende e bllokuar

29
Sigal

Probleme të shumta janë regjistruar ditët e fundit në vend pas ndryshimit të motit. Vendi u perfshi nga reshje shiu dhe dëbore të cilat sollën bllokim e disa akseve duke bllokuar qarkullimin. Bllokimi i rrugëve nga bora nuk ishte i vetmi problem pasi disa qyteteve nuk u furnizuan me e energji elektike për shkak të problematikeve që u shfaqën nga erërat e forta.

Në lidhje me situatën është raportuar një njoftim i ri nga strukturat e qarkut Shkodër ku bëhet me dije se këto problematika janë rregulluar dhe se nuk ka probleme me energjine në pjesën më të madhe të zonës. Më tej bëhët me dije se nuk ka probleme me akset rrugore. Sitatën në te cilën u përball vendi e ka marrë në kontroll edhe bashkia Fushë-Arrëz ku të shtunën shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

“Në territorin e bashkisë Fushë -Arrëz situata është e qetë, po fillon puna për hapjen e rrugëve të njësive administrative,” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon: 1. Bashkia Shkodër:
– Ne teritorin e Bashkise Shkoder deri tani nuk kemi raportime per situata problematike.
– Fshatrat e Njesive Administrative Shale dhe Shosh aktualisht jane pa energji elektrike
2. Bashkia Malësi e Madhe:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Akset rrugore janë te hapura dhe furnizimi me energji elektike vijon normalisht.
3. Bashkia Vau Dejës:
– Në teritorin e kesaj bashkie nuk raportohen probleme.
– Ne Njesite Administrative Temal dhe Shllak trashesia e debores arrin 40 cm, raportohen nderprerje te energji elektrike ne disa fshatra.

4. Bashkia Pukë:
– Nuk raportohen probleme nga kjo bashki, temperaturat vinojne te uleta.

5. Bashkia Fushë Arrëz:
– Ne territorin e bashkise Fushe -Arrez situata eshte e qete, po fillon puna per hapjen e rrugeve te njesive administrative.
– Kane mberrituar edhe 2 mjete per perballimin e situates, te mundesuara nga Ministria e Mbrojtjes.
– Fillimisht do te pastrohet rruga e Iballes dhe me pas do filloj puna per pastrimin e rrugeve rurale qe lidhin qendrat e njesive me fshatrat.

6. DRV Shkodër:
– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
-Te gjithe akset rrugore jane pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
– Perdoruesit e mjeteve te perdorin goma dimrore e zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.
– Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç’do situate te mundshme.

7. OSHEE Shkodër:
F.2 nst/Ças i stakuar.
F.3 nst/Ças i stakuar.
F.4 nst/Ças i stakuar.
F.6 nst/Velipoj i stakuar
F.Gjegjan nst/Fush Arres i stakuar.
F.2 nst/Koman i stakuar.
F.3 nst/Koman i stakuar.
Dalja Shale-Shosh nga Hec/Nderlys i stakuar me L.Sh.
F.2 nst/Rrenc pj. 180ab. 12kab. Gajtan, Sheldi.
F.6 nst/Rrenc pj. 200ab. 15.kab. Bardhaj.