Sekuestrohen 6.5 kg drogë në Pikën Kufitare Hani i Hotit

470
Sekuestrohen 6.5 kg drogë në Pikën Kufitare Hani i Hotit. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë me dije se droga u kap dje në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur ‘Lapidari Ushtarit’ të Malësisë së Madhe.

Shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë konstatuar një person po trafikonte lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ndërsa ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 pako ku në total me një sasi prej 6.5 kg marjuanë.

Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Sigal