Maxhoranca dhe opozita e re miratojnë kandidatin e Presidentit për KLSH-në

327
Sigal

Arben Shehu do të jetë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kuvendi ka miratuar kandidaturën e Shehut me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim.

Në seancën e sotme, Shehu ka bërë dhe betimin, duke falënderuar deputetët e Kuvendit për besimin që i dhanë.

Arben Shehu iu propozua Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit nga Presidenti Ilir Meta. Shehu është kandidatura e katërt e kreut të shtetit i cili gjeti konsensusin mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Ndërkohë tre kanditaturat e tjera të mëparshme të propozuara nga Meta për këtë post, ishin Petraq Milo, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri, të cilat janë rrëzuar që në komisionin e Ekonomisë.

Siç thuhej në njoftimin e Presidencës, “Dr. Arben Shehu plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë të gjatë në fushën e së drejtës dhe pedagogjisë“.

Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kandidaturës së propozuar:
ARBEN SHEHU
TË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja: 20.1.1980
Vendlindja: Shkodër

EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :

1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.

2018 Diplomuar për Administrim Biznes

Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar

Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)

EKSPERIENCA:

2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.

Redaktor në “World Journal of Social Science Research”

Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.