Aksidenti me tri viktima në Kodër-Kashar, gjykata lë në burg shoferin e mjetit

233
Sigal

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për shoferin e mjetit Zija Murati, makina e të cilit u aksidentua në Kodër-Kashar duke shkaktuar 3 viktima. Murati u arrestuar për shkak se ka qenë duke e drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit, në momentin kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese. Ai u dërgua edhe vetë në gjendje të rëndë në spital.

Si pasojë e aksidentit vdiqën 3 pasagjerët në makinë. Paraprakisht shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia, por prokuroria është duke pritur edhe akt-ekspertimin për të parë nëse i riu ka qenë në efektin e alkoolit.