Elbasan/ Arrestohet shqiptari i dënuar me 23 vite burg në Itali

519
Shtetasi Ardian Subashi, 42 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në qendër të qytetit të Elbasanit ditën e djeshme nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e ka dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale te “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 te Kodit Penal Italian.
Arrestimi ka ardhur në kuadër të finalizimit të operacionit të koduar “VAZHDIMI” nga Specialistet e Sektorit per Narkotiket dhe Trafiqet ne Drejtorine e Policise Elbasan.
Ndërkaq po vijojnë Operacionet per kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sigal