Veliaj shpërndan leje legalizimi në Laprakë: 8 mijë aplikime që nuk ishin prekur

446
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ishte pasditen e sotme i pranishëm në aktivitetin e zhvilluar nga ALUIZNI për shpërndarjen e legalizimeve në Laprakë,nga ku njoftoi se ky proces për këtë zonë është në drejtimin e duhur për 10 mijë familje. Ishoqëruar nga drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, dhe deputeti socialist i zonës, Rakip Suli, kandidati Veliaj, në fjalën e mbajtur gjatë takimit, vuri theksin në punën e bërë nga qeveriaaktuale e cila ka mundësuar dhënien e 32 mijë lejeve të legalizimit.“Në Laprakë ishin 8 mijë aplikime për leje legalizimi, të cilat nuk ishin prekur. Për 2 mijë tëtjera, të cilat ligji i ri do i fusë në procesin e legalizimit, kemi sot 2 mijë lajme të mira. Në total,janë 10 mijë legalizime, pra 10 mijë mundësi në këtë zonë”, deklaroi Veliaj.

 Për kandidatin emajtë, legalizimet që jepen sot dhe që janë dhënë këto kohë janë mënyra e duhur për të thënë se ky proces është tashmë, vetëm çështje kohe. “Kur ti shikon alternativat, thua se ky ekip mambush mendjen, se ecën më shpejt duke i ndenjur punës te koka, se e mban fjalën. E gjitha kjopërkthehet në punë të mbaruar”, theksoi Veliaj.Kandidati i koalicionit të majtë nënvizoi se ka një program të qepur sipas masës së çdo njësie tëTiranës. “Herën tjetër do të vijmë këtu me një program serioz, ku të gjitha shqetësimet që kemimarrë nga komuniteti, për çdo rrugë, për çdo kopsht, për çdo shkolë, për çdo pusetë të hapur, përçdo vend ku nuk mblidhen plehrat, për çdo rrugë pa drita, do t’i kemi në planin tonë”, sqaroiVeliaj. Ai kritikoi mënyrën e qeverisjes së Bashkisë së Tiranës këto katër vitet e fundit, ku sipas tij,kryetari dhe nënkryetari ikin nga vendi i punës dhe janë kthyer në turistë për kryeqytetin. “Kurkryetari është në Hollandë apo duke vizituar Shqipërinë, ti mendon se të paktën nënkryetari dorrijë në punë. Por, ndërkohë nënkryetari ka një muaj që rri në Korçë dhe përgatiste mitingjetatje”, tha Veliaj.

Veliaj në Njësinë nr. 2, prezanton programin e detajuar për çdo lagje: “Kontrata jonë do e çojëTiranën në drejtimin e duhur”Rehabilitim dhe instalim të sistemit të ngrohjes në 6 shkolla e 3 kopshte, si dhe ndërtimin e njëkopshti të ri në zonën e Depos së Ujit, ishin zotimet që kandidati i koalicionit të majtë përBashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, mori sot përsipër në njësinë nr.2 në Tiranë, gjatë prezantimit tëprogramit të tij të detajuar për çdo lagje të kryeqytetit. Veliaj premtoi rehabilitimin e shkollave“Mihal Grameno”, “Jordan Misja”, “Hasan Tahsin”, “Qemal Ataturk”, “Mustafa Gërbëlleshi”dhe “Sandër Prosi”, si dhe Kopshtin nr. 18, Kopshtin në Sauk i Ri dhe Kopshtin në Sauk i Vjetër,duke nënvizuar se këto janë problemet konkrete që shqetësojnë sot çdo familje të kësaj zone. Ai tha se njësia nr.2 në Tiranë ka probleme me legalizimet, rrugët e degraduara dhe shkollat ekopshtet që janë në gjendje të mjeruar. “Shtresa e parë e problemeve janë ato për infrastrukturën,ku përfshihen problemet me parkimin, me transportin publik me hapësirat e zëna në mënyrë tëpaligjshme, me ujësjellës – kanalizimet apo me shërbimet publike. Në gjithë Njësinë 2 janëidentifikuar 357 probleme individuale”, sqaroi Veliaj. Gjithashtu, kandidati i majtë bëri të diturse janë identifikuar 27 vende parkimi abuzive, të cilat ndodhen në rrugën “Budi”, te sheshi AvniRustemi dhe te rruga Gramoz Pashko. 
Sipas tij, janë në total 27 hapësira të zëna për parkim nëmënyrë të paligjshme, të privatizuara që do kthehen Njësisë numër 2 në datë 21 qershor.

Duke sqaruar programin e tij për Njësinë 2, Veliaj deklaroi se janë hedhur në hartë 17 hapësira publike të uzurpuara. “Janë 17 hapësira që kanë gjithë potencialin që të kthehen në lulishte.Kryesisht ndodhen përgjatë rrugës së markatës, rruga ‘Petro Nini Luarasi’, rruga ‘Shyqyri Ishmi’dhe te rruga ‘Budi’. Këto do jenë dhe tre rrugët e para ku do insistojmë me çlirimin e 17hapësirave publike që do t’i rikthehen publikut”, shpjegoi ai.Veliaj tha se në total janë identifikuar 357 probleme, nga të cilat janë 27 hapësira parkimiabuzive, 17 hapësira publike të uzurpuara, 15 hapësira me mungesë gjelbërimi, 102 rrugë tëamortizuara, 39 trotuare të dëmtuara, 33 puseta që mungojnë, 23 rrugë ku mungon tërësishtndriçimi, 4 tregje jashtë standardeve etj. “Kemi vënë re nevojën për një shkollë të re të mesme nëSauk dhe një nga 10 shkollat e reja që do ndërtojmë në Tiranë do të jetë në këtë zonë. Do tërehabilitojmë dhe instalojmë sistemet e ngrohjes në shkollën ‘Mihal Grameno’, në shkollën‘Jordan Misja’”, theksoi Veliaj. Ai shtoi se përveç këtyre edhe në shkollat ‘Hasan Tahsin’,‘Qemal Ataturk’, ‘Mustafa Gërblleshi’, ‘Sandër Prosi’, nga ky vit do kenë dimrin e parë mesistem ngrohje. Sipas tij, në programin për Tiranën do ketë 8 kopshte të reja dhe një prej tyre dojetë në zonën e Depos së Ujit.Veliaj shpjegoi se janë identifikuar 20 hapësira totalisht të pashfrytëzuara dhe që kanë potencialtë kthehen në hapësira rekreative.

“Kemi identifikuar 15 hapësira që kanë një mungesëgjelbërimi dhe ku mund të investohet në gjelbërim. Të rruga ‘Petro Nini Luarasi’, ‘Drago Siliqi’dhe rruga ‘Xhavit Demneri’. Ka 50 probleme potenciale për hapësira argëtuese për të nisur njëproces rehabilitimi, gjelbërimi dhe krijimi të zonave rekreative shlodhëse për lagjen”, sqaroiVeliaj. Më tej ai tha se do të rehabilitohen 102 problemet në rrugët e amortizuara, 39 trotuaret edëmtuara dhe vendosjen e 33 pusetave që mundojnë.“Ne kemi një kontratë konkrete, cila është oferta e tyre? Oferta e tyre është: Ishim më mirë kurishim më keq. Pyetja është shumë e thjeshtë: na tregoni cila është oferta juaj? Kjo është kontratajonë dhe mbi këtë kontratë do të votohemi, me këtë kontratë do të punojmë dhe me këtë kontratëdo të vlerësohemi. Me këtë kontratë do e nxjerrim Tiranën nga përrallat me mbret e me tramvaj,për ta çuar më në fund në drejtimin e duhur duke e kthyer bashkinë në krye të detyrës”, deklaroiVeliaj.
Sigal