Ekzekutimi i vëllezërve Tola, pas pesë vitesh arrestohet një i dyshuar

451
Sigal

Një shqiptar ka rënë në pranga në Holandë, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë, ngjarje e ndodhur pesë vite më parë, ku viktima mbetën Florenc dhe Klevis Tola, 29 dhe 25 vjeç.

Sipas mediave të huaja, në pranga ka rënë një 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai dyshohet se ai ishte shoferi që çoi në shtëpinë e dy vëllezërve nga Elbasani vrasësit.

Dy shqiptarët u vranë me breshëri automatiku, ndërsa në atë kohë u arrestua një 28-vjeçar, po shqiptar, i cili u dënua me katër vite burg.

Në banesën e Florenc dhe Klevis Tola policia gjeti gjetën 21 plumba, dhe shenja se mes palëve kishte pasur shkëmbim zjarri. Në banesë u gjet gjithashtu drogë.